
Bashkia Finiq ka fshirë nga tabelat rrugore dygjuhëshe, emërtimet në gjuhën greke, para disa ditësh. Ky vendim u kundërshtua nga Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule.
“Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirrë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë”, shkroi ai në Twitter.
Ai tha se ky veprim është vepër penale dhe nxit urrejtjen etnike. Ai i kërkoi medias, publikut dhe BE-së që t’i “presim rrugën një herë e pergjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre“.