Partia Demokratike i kundërpërgjigjet Kryeministrit Rama për listat e hapura, duke e akuzuar se po i bënë vetëm për pushtetin e tij.
“Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet”, deklaron PD.
PD gjithashtu publikoi një video ku deputeti socialistë Damian Gjiknuri shprehet kundra ndëryshimit të sistemit dhe listave të hapura.