21 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një anije luftarake në Bazën Detare të SHBA-së në San Diego.
´17 marinarë dhe 4 civilë po kurohen në spital për plagë që nuk rrezikojnë jetën,´ shkruhej në deklaratën për shtyp të Marinës Amerikane.
Janë ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë me shuarjen e flakëve.