Të gjithë qytetarët të cilët janë gjobitur nga Policia e Shtetit mund të kundërshtojnë këtë masë, në portalin e-Albania.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Një një komunikim me gazetarët pa vizitës pranë Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative (OASH), Lleshaj u shpreh:
“Sot kemi ardhur pranë zyrës së OASH-së Tiranë për të shpallur një vendim dhe një lajm të rëndësishëm, që ka të bëjë me mbylljen fizike të tyre.
Nga sot qytetarët, – ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, – kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave.”
Lleshaj pohoi se qëllimi i këtij vendimi është ofrohet shërbim për qytetarët dhe eliminohet kontakti i drejtpërdrejtë i qytetarëve me komisionet përkatëse. Ai shtoi se ky lehtësim është dhe një lloj shtrëngimi për ata që shkelin ligjin.