Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të një qytetari të sëmurë me koronavirus në terapi intensive, për t’i apeluar të rinjve të tregojnë kujdes.
“Ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj! “ – shkruan Manastilriu në Facebook.
Në Shqipëri ditën e martë u regjistruan 96 raste të reja me koronavirus dhe dy qytetarë humbën jetën.