
Së shpejti testimet për koronavirusin do të mund të bëhen dhe në laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi të mërkurën se po punohet për të hapur ‘një laborator të dytë në QSUT’.
Deri më tani fluksi i analizave për Covid-19 po përballohet vetem nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik.
Që prej 9 marsit, kur në vend u gjetën pacientët e parë me Covid-19, janë testuar 29744 persona të dyshuar, ose mesatarisht 250 teste në ditë.
Dita me më shumë testime brenda 24 orëve është 13 korriku, me 585 teste në 24 orë.