Dënohet ish-kryeministri rumun për plagjiarizëm

Nga Exit News
Dënohet ish-kryeministri rumun për plagjiarizëm

Gjykata e Lartë e Rumanisë deklaroi fajtor ish-kryeministrin Victor Ponta për plagjiarizëm në disa pjesë të doktoraturës sëtij. Gjykata gjeti se Ponta kishte vendosur si pjesë të doktoraturës informacion pa cituar burimin. Vendimi i gjykatës konfirmon akuzat e ngritura ndaj tij në 2012, për të cilat ai ju drejtua gjykatës.

Gazeta shkencore Nature ishte e parë që denoncoi Pontën, pasi komisioni i etikës së Universitetit të Bukareshtit në mënyrë anonime gjeti se Ponta ka kopjuar 115 faqe të doktoraturës së tij prej 297 faqesh.

Ponta ka qënë kryeminsitër i Rumanisë nga viti 2012 dhe në vitin 2015, kur dha dorëheqjen për shkak të një zjarri në sallën e koncerteve në Bukaresht ku humbën jetën 60 persona.

Ai u përjashtua nga Partia Social Demokrate në 2017, për shkak të mendimeve të ndryshme nga drejtuesi i partisë Liviu Dragnea, i cili tani është në burg për akuzën e abuzimit me pushtetin.

Ponta aktualisht është deputet dhe kryetar i partisë së majtë Pro Romania, një fraksion i PSD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>