Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) e Zoran Zaevit dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Mehmetit janë në epërsi nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të zhvilluara në kushte pandemie.
Kur janë numëruar rreth 94 për qind e votave, LSDM renditet e para me 36.13 për qind të votave, ndërsa në vend të dytë vjen partia opozitare VMRO DPMNE e Hristijan Mickovskit me 34.65 për qind të votave.
Nga partitë shqiptare, BDI ka fituar 11.57 për qind të votave kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 8.79 për qind të votave.
Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 3.96 për qind për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit 1.48 për qind.
Nëse ruhet i njëjti ritëm votash edhe për pjesën e mbetur të kutive pa numëruar, do t’i takojë LSDM-së të formojë koalcionin qeveritar.