Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është infektuar me Covid-19.
Mësohet se ajo është shtruar në spitalin Covid 2 në Sanatorium, ku dhe po trajtohet.
Vjolla Braho është pjesë e Komitetit të Ekspertëve për Covid-19, ngritur nga Ministria e Shëndetësisë.
Kohët e fundit ajo ka qenë duke kontrolluar në terren për zbatimin e rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.