Hajdari kërkon hapjen 100% të listave të deputetëve

Nga Exit News
Hajdari kërkon hapjen 100% të listave të deputetëve

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar të enjten hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputetë.

Gjatë seancën plenare, Hajdari u shpreh se hapja e plotë e listave dhe jo vetëm e dy të tretave është demokratizimi i vërtetë i sistemit zgjedhor.

Lidhur me argumentin e kryeministrit Rama se një e treta e listës duhet të hartohet nga partië sepse duhet të sigurohet pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe në kuvend, Hajdari tha se ‘dhe gratë duhet të konkurrojnë’.

Ajo la të kuptohej se hapja e listave me vetëm dy të tretat mund të jetë fiktive për shumë parti:

“Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>