Amerika fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

Nga Exit News
Amerika fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese, ‘Mask up America’, ku aktorë të famshëm të cilët i bëjnë apel qytetarëve të mbajnë maska, një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një prej tyre, aktori i njohur Morgan Freeman, me zërin e thellë dhe qetësues, i thotë qytetarëve:

“Kur ti mban maskë, ke fituar respektin tim. Sepse maska jote nuk të mbron ty, por më mbron mua. Ndërsa unë e mbaj maskën për të të mbrotjur ty.”

Më shumë se gjysma e shteteve të Amerikës kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, teksa numrat e të infektuarve po rriten gjithnjë e më tepër.

Vetëm në 24 orët e fundit, në SHBA u zbuluar  77 300 të infektuar të rinj, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>