Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka paguar 220 milionë lekë kompanisë private të Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Blendi Gonxhe.
“Blendi Gonxhe përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes”, thotë PD përmes Ina Zhupës
PD kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e Blendi Gonxhes.
“Më e pakta që Blendi Gonxhe mund të bëjë sot është të japë dorëheqjen. Ndërsa prokurorisë i takon të mos heshtë. Kjo skemë e përfitimit të parave duhet hetuar, njësoj siç duhet hetuar edhe skema e vjedhjes gjigande përmes sistemit të patentave”, tha Zhupa në një deklaratë për shtyp.