
Për herë të parë në 130 ditë në Kubë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të rikthimit të aktiviteteve normale, duke respektuar distancën sociale dhe rregullat e higjenës.
Pak raste janë regjistruar si të infektuar të rinj me Covid-19 gjatë javës së fundit në Kubë.
Pjesa më e madhe e ishullit në Karaibe, ku ka 11,2 milion banorë, nuk ka shenja të virusit Covid-19 prej thuajse një muaji, raporton Reuters.