Në Francë qytetarët duhet të mbajnë maska mbrojtëse në vende publike, në të kundërt do të gjobiten me 135 euro.
Maskat ishin të detyrueshme vetëm në transportin publik në Francë, por edhe dyqanet, që më parë vendosnin vetë nëse klientët duhet të mbanin maska apo jo, tashmë e kanë të detyrueshme.
Në Francë janë regjistruar mbi 200,000 të infektuar dhe mbi 30,000 viktima nga nisja e pandemisë.