Pamela Qirko do të jetë kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ajo u zgjodh nga kolegët e saj, mbrëmjen e së hënës, përmes votimit të fshehtë. Pamela qirko mori 7 vota nga 12 anëtarë që ka gjithsej KPK.
Votimi u bë në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Pamela Qirko fillon detyrën të martën, 21 korrik, duke zëvendësuar në këtë post Genta Bungon, të cilës i mbaroi mandati.