Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen, të martën, draftin me ndryshimet e kodit Zgjedhor, të darkordësuara me opozitën jashtëparlamentare në 5 qershor.
Ndryshimet u miratuan vetëm nga deputetët socialist, ndërsa deputetët e opozitës në parlament nuk votuan pro pasi kundërshtojnë mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.
Komisioni nuk ka ndryshuar asnjë nen të draftligjit, por ka miratuar fjalë për fjalë marrëveshjen e dakordësuar në Këshillin Politik mes PS-PD-LSI dhe përfaqësueses së opozita parlamentare Rudina Hajdari.
Për të lexuar më shumë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dakordësuar mes PS-PD-LSI në Këshillin Politik, klikoni këtu.
Draft reforma do të shkojë për votim në Kuvend, ku duhen 84 vota.