Drejtori i Transporteve, Blendi Gonxhe pohoi se deklaratat e PD-së, se kompania e tij ka përfituar 220 milionë lekë nga shteti, janë të pavërteta.
Në një postim në Facebook, Gonxhe pohoi se nuk ka përfituar asnjë fond publik në konflikt interesi.
Ai sqaroi se shumë për të cilën PD e akuzon, i referohet vitit 2010 ku sipas tij ka përfituar vetëm 23 milionë lekë, ku vetëm 1,3 milionë janë marrë gjatë kohës së tij si drejtues i Drejtorisë së Transportit.
Në lidhje me konfliktin e interesit, Gonxhe argumentoi se ligji e lejon atë të lidhë kontrata me një institucion tjetër, jo nën varësinë ku ai është drejtues.
Ai pohoi gjithashtu se kompania e familjes së atij nuk ushtron aktivitet në asnjë prej fushave në kompetencë të Drejtorisë së Transportit.
Gonxhe paralajmëroi se do të padisë zëdhënësen e PD-së, Ina Zhupa për deklaratën e saj, sipas tij,të pabazuar.