Kompania Vodafone njoftoi se nismat e saj do të jetë 100% miqësore me mjedisin deri në korrik 2021, përfshirë aktivitetin e saj në Shqipëri
Kompania premtoi dy ditë më parë se të gjitha operacionet e tyre do të mundësohen 100% nga energjia e rinovueshme. Ata njoftuan gjithashtu rrjet internti miqësor me mjedisin (Green Gigabit Net) për klientët në 11 vende. Kjo do të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke përdorur fuqinë e marrë vetëm nga burimet diellore, të erës ose nga hidrocentralet.
Vodafone tha se do të ndihmojë klientët e biznesit në uljen e emetimeve të tyre të karbonit me një total prej 350 milion ton në të gjithë botën, gjatë dekadës së ardhshme. Ky është një objektiv mjaft ambicioz dhe është i barabartë me emetimet totale vjetore të karbonit në Mbretërinë e Bashkuar.
Më herët, kompania e telekomunikacionit premtoi përmirësimin e jetës së 1 miliardë njerëzve ndërsa shkurtoi ndikimin e saj mjedisor. Në vitin 2019, ata u angazhuan për të blerë të gjithë energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe ripërdorimin e tyre, riciklimin, ose rishitjen e 100% të mbeturinave të rrjetit të saj.
Zotimi i ri u bë në bashkëpunim me Trustin e Karbonit, ekspertë globalë për karbonin dhe qëndrueshmërinë.
Green Gigabit Net do të jetë aktiv nëpër rrjetet evropiane të Vodafone përfshirë Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë, Rumaninë, Irlandën, Hungarinë dhe Republikën Çeke. Zbatimi i plotë i kësaj politike do jetë në korrik 2021.