
Austria do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, përfshirë dyqanet, qendrat tregtare, transportin publik, bankat etj.
Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në javët e fundit.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, njoftoi se masakt do të bëhen të detyrueshme që prej 24 korrikut.
Austria ka rreth 9 milionë banorë. Deri më tani në vend ka më pak se 20 mijë të infektuar dhe 710 viktima. Por, numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.