
Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri të mërkurën një përmbledhje të ecurisë së deritanishme të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ai njoftoi se të shtunën, 25 korrik, do të nisë puna për rindërtimin në Laç, projekt i financuar nga qeveria turke. Punimet po ashtu do të kryhen nga kompani turke.
Exit News sjell më poshtë të dhënat kryesore që bëri publike ministri Ahmetaj:
– Janë dhënë 3 337 leje ndërtmi dhe janë vlerësuar 56 164 aplikime për prishje të banesave të dëmtuara.
– Për vitin 2020, janë dhënë 340 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, 272 milionë euro nga donatorët, 5.7 miliardë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe 1.9 miliardë lekë nga Bashkia Tiranë.
– Është planifikuar rindërtimi i 143 objekteve arsimore, për 33 ka nisur puna. 53 objekte do të ndërtohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 90 do të financohen nga Bashkimi Europia.
– Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të rindërtojë dhe rikonstruktojë, në varësi të dëmeve, 3 000 banesë, ndërsa Këshilli Shqiptar i Rindërtimit do të rindërtojë 600 banesa.