108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4466.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 77-vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçar nga Hasi.
Të infektuarit e rinj janë 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.
Në spital janë të shtruar 126 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 22 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 12 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2523 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4466 të infektuar,
– 123 viktima;
– 2523 të shëruar,
– 1820 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 941 pacientë aktivë,
- Durrës, 211 pacientë aktiv,
- Shkodër, 202 pacientë aktivë,
- Vlorë, 98 pacientë aktivë,
- Fier, 52 pacientë aktivë,
- Lezhë, 82 pacientë aktivë,
- Korçë, 64 pacientë aktivë,
- Kukës, 49 pacientë aktivë,
- Elbasan, 46 pacientë aktivë,
- Berat, 32 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
- Dibër, 20 pacientë aktiv.