104 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4570
Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën; një 45-vjeçare nga Kruja, një 77-vjeçar, një 64 vjeçar dhe një 45 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçare nga Pogradeci.
Të infektuarit e rinj janë 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.
Në spital janë të shtruar 124 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 21 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 11 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 2608.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4570 të infektuar,
– 128 viktima;
– 2608 të shëruar,
– 1834 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 941 pacientë aktivë,
- Durrës, 211 pacientë aktiv,
- Shkodër, 202 pacientë aktivë,
- Vlorë, 98 pacientë aktivë,
- Fier, 52 pacientë aktivë,
- Lezhë, 82 pacientë aktivë,
- Korçë, 64 pacientë aktivë,
- Kukës, 49 pacientë aktivë,
- Elbasan, 46 pacientë aktivë,
- Berat, 32 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 22 pacientë aktivë,
- Dibër, 20 pacientë aktiv.