Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien ka dalë pozitiv me koronavirus.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka asnjë rrezik që presidenti amerikan të jetë ekspozuar ndaj virusit.
O’Brien së fundmi ishte kthyer nga një udhëtim në Europë ku ishte fotografuar pa maskë mbrojtëse dhe në shkelje të rregullave të distancës sociale.
Këshilltari i presidentit është zyrtari më i lartë amerikan i infektuar me koronavirus derimë tani.