Kuvendi ka nisur dezinfektimin e ambienteve, pas lajmit se tre deputetë janë inefektuar me Covid-19.
Burime për Balkanweb kanë thënë se seancat e 29 dhe 30 korrikut nuk do të anulohen, por do të zhvillohen nën masa më të rrepta të distancimit social, si dhe do të shkurtohen afatet e diskutimit për deputetët.
Më herët gjatë ditës u njoftua se deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi janë infektuar me koronavirus.