
Spitalet rajonale në vend janë të përgatitura për të ndihmuar në rast të shtimit të numrit të pacientëve me Covid-19.
Lajmin e dha kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, në një intervistë për Report Tv.
Brataj tha se pavarësisht shtimit të pacientëve në spitale, ‘sistemi shëndetësor nuk është problem me gjendjen që kemi, pasi kemi dhe [spitalin] Covid 2, tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura për të ndihmuar.’
Sipas Bratajt, rritja e numrit të të infektuarve ishte diçka që pritej pas hapjes së plotë të vendit dhe uljes së vigjilencës së qytetarëve.
Ai i bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të kenë kujdes në ruajtjen e distancave dhe mbajtjen e maskave, pasi janë ata që pasi frekuentojnë vende me rrezik të lartë transmetimi, si diskot, më pas ia transetojnë virusin prindërve dhe gjyshërve të cilët janë grupmoshë më e rrezikuar:
“Të rinjtë do ta sjellin [virusin] të prindërit dhe gjyshërit e tyre. Do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat. Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh.”