
Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, si e vetmja mundësi për të shmangur marrjen e virusit në këto ambiente.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Mirëmëngjes dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë.”
Numri i të infektuarve në vend ka arritur në pothuar 5 mijë, mes të cilëve 148 kanë humbur jetën dhe 2789 janë shëruar. Në vend ka ende 2060 të infektuar aktivë.