108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5105.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën: një 68 vjeçare nga Shijaku, një 60 vjeçare nga Tirana.
125 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 17 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 150 viktima;
– 2830 të shëruar,
– 2125 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 29 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1146 pacientë aktivë,
- Durrës, 255 pacientë aktiv,
- Shkodër, 202 pacientë aktivë,
- Vlorë, 105 pacientë aktivë,
- Fier, 76 pacientë aktivë,
- Lezhë, 83 pacientë aktivë,
- Korçë, 69 pacientë aktivë,
- Kukës, 60 pacientë aktivë,
- Elbasan, 49 pacientë aktivë,
- Berat, 30 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
- Dibër, 21 pacientë aktiv.