Petrit Vasili ka ulur ndikimin që ndryshimet në rregullat zgjedhore që pritet të bëjë Kuvendi nesër mund të kenë në zgjedhjet e ardhshme.
Pas dështimit të konsensusit në Këshilin Politik, të martën në mbrëmje, Vasili ka deklaruar për gazetarët se është kënaqësi për të gjithë opozitën që me veprimet e tij Rama pranon publikisht që është i humbur dhe është gati që të bëjë gjithçka në dëshpërim e sipër.
“Edi Rama ka logjikën dhe ka iluzionin që me këto copa buke peshku do mund të ndali një uragan të pandalshëm,” u shpreh Vasili.
Ai tha gjithashtu se opozita “përfaqëson një shumicë dërrmuese të shqiptarëve, një shumicë që flet vetë dhe buçet vetë,” duke u shprehur i bindur se ndryshimet e Ramës janë problem për demokracinë por nuk janë problem për opozitën:
“Sigurisht ky është një problem i madh për demokracinë në Shqipëri, por nuk është problem për opozitën dhe për tërë shqiptarët të cilët e kanë marrë me kohë vendimin e tyre dhe që kanë qenë 85 për qind e tyre të konfirmuar që më 30 qershor.”