
Bashkimi Europian i ka dhuruar 57 mijë pajisje të ndryshme mbrojtëse me vlerë 25,5 mijë euro, policisë kufitare shqiptare.
Mjetet iu dhuruan policisë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në një ceremoni.
“IOM Albania, me mbështetjen e BE-së dhe të tjerëve ka qenë duke monitoruar dhe adresuar sfidat e COVID-19, si dhe duke ndihmuar institucionet e menaxhimit të kufijve të përballen me sfidat e reja të kësaj pandemie dhe duke i mundësuar ata të ndihmojnë më mirë migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët në Ballkan,” tha Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM Albania.
Mes mjeteve të dhuruaja ka doreza, maska, mburoja të fytyrës, dezinfektuese, pompa dezinfektimi dhe pajisje të tjera, të cilat do të përdoren nga oficerët e policisë kufitare dhe personeli që punojnë në ambientet e pritjes së migrantëve dhe pikave të kalimit kufitar.