
Besimtarët myslimanë kanë kryer mëngjesin e së premtes ritet e festës së Kurban Bajramit, nëpër xhamitë e rretheve.
Në faljen e Kurban Bajramit kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, nga xhamia e Kokonozeve në Tiranë uroi të gjithë besimtarët. Ai theksoi se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkaka të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes së besimtarëve mes njëri tjetrit për të festuar.
Ndryshe nga çdo vit, falja e mëngjesit nuk u bë në sheshin Skënderbej, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Besimtarët ishin pajisur me maska mbrojtëse dhe ishin këshilluar të ruanin distancat nga njëri-tjetri.
Por ka pasur dhe raste si në Xhamitë e Kukësit dhe Beratit ku qytetarët nuk janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë ruajtur distancat mes tyre.