Europarlamentari i djathtë Michael Gahler dënoi ndryshimin e kushtetutës nga shumica socialiste pa konsensusin e opozitës.
Në një postim në Facebook, Gahler e quan të papranueshme ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës:
“Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama e cila dëshiron negociatat e pranimit me BE të fillojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale.
Nëse kjo qeveri dëshiron me ndershmëri negociatat e pranimit me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare përkatëse për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.
Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.”