Presidenti Meta ka dekretuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakortësuara në Këshillin Politik me 5 qershor.
Meta argumenton se ndryshimet “janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.”
Më tej Presidenti Meta i bëri thirrje palëve të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për tu afruar më BE-në si dhe theksoi se çdo ndryshim i mëtejshëm duhet të marrë dakortësinë unanime të Këshillit Politik.