Meta kujton Aktin Final të Helsinkit: Ende sot rrezikohen liritë themelore të njeriut

Nga Exit News
Meta kujton Aktin Final të Helsinkit: Ende sot rrezikohen liritë themelore të njeriut

Presidenti Meta ka kujtuar të shtunën 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, që sanksionoi parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta u shpreh se edhe sot e kësaj dite, liritë e të drejtat tona kërcënohen nga tendencat autokratike të pushtetit dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së tyre:

“Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>