Ish-deputetja e LSI-së dyshime se zjarrëvëniet në Seman janë të qëllimshme

Nga Exit News
Ish-deputetja e LSI-së dyshime se zjarrëvëniet në Seman janë të qëllimshme

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka ngritur dyshime se zjarrëvëniet në pyllin e Semanit janë të qëllimshme.

një postim në Facebook, ajo shkruan se ‘banorët ngrenë pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike.’

Prej të dielës, pylli i Semanit është përfshirë nga flakët dhe zjarrëfikëset nuk kanë mundur ta shuajnë atë.

Mehmetaj i kërkoi institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>