
Presidenti Ilir Meta reagoi të martën pasdite në lidhje me lirinë e medias në vend.
“Faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë, që po konstatohen çdo ditë dhe po denoncohen periodikisht nga organizata prestigjoze ndërkombëtare, janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhershme”, shkroi Meta në një postim në Facebook.
Ai përmendi gjetjet e të gjitha raporteve ndërkombëtare mbilirinë e medias në vend — Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, raportin vjetor të Reporterëve pa Kufij, Departamentin Amerikan të Shtetit, Freedom House — duke thënë se ato “dëshmojnë se Shqipëria po shënon seriozisht hapa pas, përsa i përket lirisë së medias dhe transparencës”.
Presidenti i inkurajoji “gazetarët kritikë të vijojnë pa u trembur misionin e tyre”.
Të hënën, Gjykata vendosi sekuestrimin e televizionit Ora News me akuzën se pronari i saj e ka ngritur atë me para nga aktiviteti kriminal.