Të paktën 22 persona janë lënduar nga zjarret e shumta që kanë nisur në pujet pranë Marsejës, në Francë.
Zjarret, të ndihmuara dhe nga era e ditët e thata pa reshje shiu, janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar dhe disa biznese.
Autoritetet kanë evakuuar mbi 2700 qytetarë, banorë të zonës dhe turistë, që prej mbrëmjes së 4 gushtit kur nisën zjarret.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve por mbi 1800 zjarrfikës po mundohen t’i shuajnë ato.