
Papa Francis ka emëruar 6 gra për të mbikqyrur financat e Vatikanit.
Kjo është hera e parë që në Këshillin Ekonomik ka 6 gra.
Deri tani, 15 anëtarët e Këshillit Ekonomik ishin të gjithë meshkuj, 8 priftërinj dhe 7 ndihmësa.
Keshilli është organi më i lartë që monitoron financat e Vatikanit.
Me këto emërime, Papa Francis mbajti premtimin e tij të hershëm për të emëruar gra në pozicionet kyçe në drejtimin e Vatikanit.
Të gjitha gratë e emëruara janë evropiane dhe kanë qënë edhe më parë në pozicione të rëndësishme financiare.
Leslie Ferrar, ish-drejtuese e financave të Proncit Carls, të Mbretërisë së Bashkuar.
Charlotte Kreuter-Kirchhof, Marija Kolak, janë gjermane, ndërsa Maria Concepción Osácar Garaicoechea dhe Eva Castillo Sanz, janë spanjolle.