
50 infermierë të rinj i janë shtuar stafit të spitalin Covid-2, Shefqet Ndroqi.
Gjatë një vizite të premten, në spitalin Covid-2, ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se shtimi i stafit bëhet në kohën kur spitalet Covid po përgatiten për periudhën vjeshtë-dimër, kur pritet dhe një shtim i numrit të të infektuarve, si dhe nisja e gripit stinor.
Mes infermierëve të rinj, janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali.
Ndërsa një pjesë tjetër e infermierëve është marrë nga lista e infermierëve vullnetarë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë për staf mjekësor.