Ministria e Shëndetësisë ka rihapur konkursin ‘Infermierë për Shqipërinë’, ku të gjithë infermierët e licensuar mund të aplikojnë online për tu punësuar në insitucionet shëndetësore shtetërore.
Të gjithë infermierët e interesuar kanë afat deri në 15 gusht për të bërë aplikimin online këtu.
Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.
Për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe shtimit të pacientëve në spitale, nevoja për infermierë është rritur ndjeshëm si për spitalet rajonale, ashtu dhe në ato ku trajtohen pacientët me Covid-19. Ministria po bën gati të hapë një spital të tretë në godinën e ish-Kirurgjisë së vjetër në QSUT, pas atij të Infektivit dhe Sanatoriumit.