Mbi 61 mijë libanezë kanë nënshkruar një peticion online, përmes të cilit kërkojnë që Franca të marrë nën administrim vendin, për një mandat 10 vjeçar .
Peticioni kërkon vendosjen e vendit nën administrimin francez si rezultat i krizave aktuale politike dhe ekonomike, për të cilat qytetarët akuzojnë qeveritë e korruptuara libaneze. Shpërthimi i 4 gushtit, ku humbën jetën 145 persona dhe u plagosën 10 mijë të tjerë ishte ngjarja e fundit që inatosi edhe më tej qytetarët me qeverinë.
Peticioni shkruan se:
“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe milic, vendi sapo arriti në gradën e fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën administrimin francez në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme.”
Apeli filloi pasi presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Bejrutin, pas shpërthimit të 4 gushtit.
Franca ka nisur dhe 25 ton materiale mjekësore dhe ndihmë humanitare në Liban.
Libani ka qenë ish-koloni e Francës, ndërsa aktualisht dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira.