
Vaksina anti-Covid e kompanive BioNTech dhe Pfizer ka treguar se krijon imunitet tek njerëzit, bazuar në fazën e parë të testimit tek njerëzit.
Faza e parë e testimit u bë tek 36 persona.
Njerëzit që morën vaksinën prodhuan imunitet në trupin e tyre në mënyrë të barabartë me – ose më shumë se sa – ata që në të kaluarën kishin pasur koronavirus.
Në asnjë prej personave nuk u vu re asnjë efekt anësor i rrezikshëm, të cilët, pas vaksinës më së shumti u ankuan për dhimbje koke dhe lodhje.
Përpjekja e Pfizer-it për të bërë një vaksinë, të cilën e ka quajtur BNT162b1, është në të njejtën linje positive me të tjera vaksina që po provohen në Britani. Të tjerat janë të bëra nga Universiteti Oxford dhe Imperial College London, që gjithashtu tregojnë shenja suksesi në testimin njerëzor.
Këto janë disa nga 17 vaksinat që po testohen mbi njerëz, në “një garë të furishme globale” për gjetjen e vaksinës që do i japë fund pandemisë, raporton Reuters.
Disa javë më parë, Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion doza nga vaksinat anti-Covid, ende në fazë testimi, që po zhvillojnë kompanitë farmaceutike BioNtech dhe Pfizer.
Dy ditë më parë, Rusia u bë i pari vend në botë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë, por studiuesit në gjithë botën janë skeptikë sepse vaksina dyshohet se është testuar vetëm në 38 persona dhe asnjë e dhënë nuk është bërë publike për studiuesit për të parë nëse vërtetë ajo funksionon.