
Një mjeke në Berat dhe një drejtor i Bashkisë së Elbasanit janë infektuar me Covid-19.
Sipas Shqiptarja.com mjekja e Repartit të Alergologjisë është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Ndërkohë ende nuk ka informacione në lidhje me gjendjen e drejtorit në Bashkinë e Elbasanit.
Autoritetet po vazhdojnë me gjurmimin e familjarëve të tyre.