Gjatë 24 orëve janë kryer 1530 inspektime e monitorime dhe janë vendosur 3 gjoba.
Lajmin e bëri të Ministria e Shëndetësisë, ku në një postim në Facebook shkruan:
“Task- Forca #antiCOVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara, në 24 orët e fundit realizuan mbi 1530 inspektime dhe monitorime janë marrë 3 masa administrative.”
Në total janë kryer 47 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 565 gjoba dhe pezullime aktiviteti për subjekte dhe individë që shkelin rregullat për parandalimin e koronavirusit.