Të paktën 60 ndërtesa historike në Beirut rrezikojnë të shemben, pasi janë dëmtuar rëndë nga shpërthimi i 4 gushtit.
Zyrtarët libanezë kanë ngritur shqetësimin për shëmbjen e tyre, ndërsa agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka premtuar se do të udhëheqë fushatën ndërkombëtare për rimëkëmbjen dhe restaurimin e trashëgimisë së Bejrutit.
Të paktën 8 mijë ndërtesa, shumica në dy lagjet historike të qytetit, Gemayzeh dhe Mar Mikhael, u prekën, tha Sarkis Khoury, drejtori i përgjithshëm i zonave antike në Ministrinë e Kulturës në Liban, sipas Unescos. Midis tyre janë rreth 640 ndërtesa historike, ku 60 janë në rrezik shembjeje.
Po ashtu është dëmtuar dhe lagjja lindore e Akrafieut, ku ndodhet muzeu historik i Sursock-ut. Janë dëmtuar edhe lagje të tjera ku ndodhen MuzeutKombëtar dhe muzeutArkeologjik të Universitetit Amerikan të Bejrutit, raportoi Unesco. Mes ndërtesave të dëmtura ka dhe galeri artesh dhe site fetare.
Më 4 gusht, 2,750 ton nitrat amoniumi të magazinuara në portin e Beirutit u hodh në erë, duke shkatërruar qendrën kryesore tregtare të qytetit dhe duke dëmtuar rëndë lagje të tëra të kryeqytetit libanez.
Shpërthimi, më shkatërruesi në historinë e trazuar të vendit, vrau më shumë se 170 njerëz, plagosi më shumë se 6 mijë të tjera dhe mendohet se ka lënë të pastrëhë mbi 300 mijë persona.