
Të gjithë qytetarëve shqiptarë që lejohen të udhëtojnë drejtë Italisë do t’i bëhet tamponi për Covid-19 falas në aeroportet e mbërritjes.
Kjo masë është vendosur me dekret të qeverisë italiane në 12 gusht dhe ka nisur të zbatohet nëpër aeroporte.
Qytetarët e testuar duhet të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre deri në momentin e marrjes së përgjigjes së testit, zakonisht brenda 48 orëve. Më pas, nëse personi rezulton i infektuar, ai duhet të karantinohet për 14 ditë; nëse rezulton i painfektuar lejohet të dalë nga karantina.
Kategoritë e qytetarëve shqiptarë që lejohen të udhëtojnë drejt Italisë janë:
– qytetarët shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane;
– qytetarët që udhëtojnë për qëllime studimore;
– qytetarët që udhëtojnë për nevoja pune të provuara;
– qytetarët që udhëtojnë për nevoja shëndetësore të provuara.