Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev drejt formimit të koalicionit qeverisës

Nga Exit News
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev drejt formimit të koalicionit qeverisës

Duket se partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut Bashkimi Demokratik për Integrim është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës me partinë e Zoran Zaevit, LSDM.

Në një njoftim për shtyp, partia e Ali Ahmetit shkruan:

“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit.”

Të martën pritet që të takohen Ahmeti dhe Zaev, ku pritet arritja e marrëveshjes përfundimtare.

BDI fitoi 15 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, gjë që e bën faktor në krijimin e koalicioneve për krijimin e mazhorancës qeverisëse.

Ndërsa LSDM-ja ka 46 deputetë. Të dyja bashkë ato kanë 61 mandate nga 120 në total, aq sa nevojitet për të formuar qeverinë e re.

Nuk dihet ende se cilat poste do të marrë partia shqiptare. Ali Ahmeti ka deklaruar disa herë se ai kërkon postin e kryeministrit, si kusht për koalicion me partitë maqedonase.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>