Punonjësit e kompanive të transportit përfitojnë një pagë 26 mijë lekëshe, dalin kriteret e përfitimi

Nga Exit News
Punonjësit e kompanive të transportit përfitojnë një pagë 26 mijë lekëshe, dalin kriteret e përfitimi

Të gjithë punëtorë e kompanive të transportit publik do të përfitojnë një pagë prej 26 mijë lekësh. Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke lejuar kështu nisjen e aplikimeve.

Sipas vendimit, të punësuarit e deklaruar nga kompanitë e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një pagë prej 26 mijë lekësh.

Pagesa do të jetë për të gjithë, edhe nëse ata kanë përfituar nga dy paketat e mëparshme të luftës.

Përfituesit e pagës do të përcaktohen sipas list-pagesave të deklaruara për periudhën tatimore shkurt 2020, të cilat janë dorëzuar në muajin mars 2020.

Ata që kanë përfituar më parë pagë lufte, do ta marrin pagën e re direkt në llogaritë e tyre bankare.

Ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga paketat e para, kompanitë e transportit duhe të bëjnë aplikimin në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Nëse kompanitë nuk aplikojnë, punonjësve do t’i jepet mundësia që të aplikojnë individualisht.

Kërkesa për të përfituar një pagë ndihmuese për të gjithë punëtorët ka qenë një prej kërkesave kryesore të kompanive të transportit, të cila refuzuan të nisnin punën në qershor, me protokollet dhe kushtet e vëna nga qeveria.

Ata rinisën punën në korrik, vetëm pasi arritën një marrëveshje me qeverinë për të të ndryshuar disa nga protokollet e punës dhe për të marrës një pagë të dytë lufte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>