Zoran Zaev do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Nga Exit News
Zoran Zaev do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Zoran Zaev do të jetë kryeministër për një mandat të plotë, raporton Radio Evropa e Lirë. Mbas takimit të zhvilluar mes kryetarit të Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev dhe kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës.

Zaev deklaroi se me BDI-në ranë dakort që gjatë mandatit katërvjeçar bashkërisht të punojnë në ndarjen e përgjegjësive sikur dhe përbërjes së qeverisë së re.

“Lufta kundër koronavirusit do të jetë prioritet në punën e qeverisë, sikur edhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi pajtuar për forcimin e sistemit të drejtësisë, hetimin e pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre”

Zaev pohoi se 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri do të propozohet nga BDI-ja.

Nuk dihet ende se cilat poste do të marrë partia shqiptare.

BDI fitoi 15 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, gjë që e bën faktor në krijimin e koalicioneve për krijimin e mazhorancës qeverisëse.

Ndërsa LSDM-ja ka 46 deputetë. Të dyja bashkë ato kanë 61 mandate nga 120 në total, aq sa nevojitet për të formuar qeverinë e re.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>