A e pikturoi Rama murin e godinës në Bari në kujtim të ekspodit të 8 gushtit?

Nga Exit News
A e pikturoi Rama murin e godinës në Bari në kujtim të ekspodit të 8 gushtit?

Kryeministri Edi Rama premtoi më 6 mars 2021 se do të pikturonte murin e godinës që do të kujtojë eksodin e shqiptarëve në 8 gusht 1991. Por ende nuk ka ndonjë lajm nëse Rama e përmbushi apo jo premtimin.

“Ofrohem falas që të ngjyros murin e asaj godine (godina që do të kujtojë eksodin), edhe pse besoj pa bukë nuk do të më lini. Ne themi; ‘ha, ha’. Ndihemi të fyer kur dikush thotë; ‘jo nuk dua’.”, – iu drejtua Rama, krybashkuakut të Barit, në një vizitë në Itali.

Propozimi i Ramës u mirëprit nga kryebashkiaku i Barit, i cili e ftoi të kthehej në 8 gusht sërish për të mbajtur fjalën.

Më 8 gusht 1991, 20 mijë shqiptarë emigruan me anijen Vlora ne bigjet e Barit. Fotoja e anijes e mbushur me emigrantë u bë simboli i migrimit masiv të Shqiptarëve pas rënies së komunizmit. Shumica e tyre u riatdhesuan pak ditë më vonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>