A është uji zgjedhja e duhur për hidratimin e trupit gjatë verës?

Nga Exit News
A është uji zgjedhja e duhur për hidratimin e trupit gjatë verës?

Në mot të nxehtë, rreziku i dehidrimit është më i madh. Por a është uji gjithmonë gjëja e parë që duhet të kërkoni?

Uji përbën më shumë se gjysmën e peshës sonë trupore. Për të mbajtur këtë sasi uji në trupin tonë, ne këshillohemi të pimë gjashtë deri në tetë gota lëngje në ditë. Uji është pija më e shëndetshme – pa sheqer, pa kalori – por a është gjithmonë mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta?

Përgjigja është: varet. Duket se uji është i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve në shumicën e kohës, por mënyra më e mirë për t’u hidratuar varet nga kush dhe ku jeni dhe çfarë po bëni.

“Nevojat e një personi fizikisht aktiv në një ditë të nxehtë mund të jenë të ndryshme nga personi që jeton në një shtëpi me ajër të kondicionuar,ose punon në një zyrë me ajër të kondicionuar,” thotë Ron Maughan, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit St Andrews.

Përgjigja e qartë është se personi aktiv do të ketë nevojë të pijë më shumë lëngje sesa një tjetër që nuk lëviz – por ka më shumë se kaq.

Kur djersitemi, ne humbim ujë dhe kripë, kështu që duhet të zëvendësojmë të dyja. Nëse konsumojmë shumë nga secila prej tyre, trupi do të ndërmarrë hapa për të barazuar gjërat duke përdorur osmozë, që është procesi i kalimit të ujit nëpër membranat qelizore.

“Zëvendësimi i lëngut të humbur vetëm me ujë të thjeshtë do të thotë që trupi ka shumë ujë dhe jo mjaftueshëm kripë, kështu që për të barazuar gjërat, ai do të shkarkojë ujin e tepert duke prodhuar urinë,” thotë Maughan.

Sipas studiuesve ka lëngje të tjera të cilat hidratojnë më mirë se uji, të tilla si:

Qumështi përmban elektrolite dhe makronutriente, të cilat thithen në trup. Kjo ngadalëson kohën që i duhet ujit të lidhur me këto molekula për të udhëtuar nëpër stomak dhe zorrë të vogël, duke lejuar trupin të thithë dhe mbajë më mirë lëngjet. Ai permban sheqer të shëndetshëm, të ndryshëm nga ai i pijeve me sheqer, çka në fakt e bënë më efektiv sesa uji i pijshëm.

Uji i kokosit është gjithashtu efektiv, pasi përmban kripë, kalium dhe karbohidrate.

Pijet sportive për hidratimin e sportistëve. Ato përmbajnë karbohidrate të nevojshme për një person aktiv- nuk janë të nevojshme nëse jeni ulur në një tavolinë gjatë gjithë ditës pasi nuk keni nevojë për energji shtesë. Por nëse po ushtroheni kjo është zgjidhja ideale për hidratimin.

Atletët humbasin sasi të mëdha lëngjesh përmes djersës për periudha të zgjatura kohore, kështu që është e rëndësishme për ta që të zëvendësojnë elektrolitet që humbasin.

Hidratimi është i rëndësishëm për shëndetin veçanërisht pasi studimet tregojnë se një në pesë prej nesh janë të dehidratuar brenda një jave.

 

Publikuar në BBC/ Përkthyer nga Exit News.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>